EKONOMIK - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

EKONOMIK

Description:

EKONOMIK MENAXHERIALE Prof.Dr.Sinan Ademaj Procesi I Tranzicionit si parakusht I zhvillimit te ekonomis menaxheriale ne vendet postsocialiste Ne literaturen ... – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:156
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 32
Provided by: Pc09
Category:
Tags: ekonomik | finan

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: EKONOMIK


1
EKONOMIKË MENAXHERIALE
  • Prof.Dr.Sinan Ademaj

2
Procesi I Tranzicionit si parakusht I zhvillimit
te ekonomisë menaxheriale ne vendet postsocialiste
  • Ne literaturen shkencore dhe profesionale,
    nocioni i tranzicionit nënkupton periudhen e
    zhvillimit, në të cilën patjetër duhet të
    ndërmerren proceset gjithpërfshirëse, të
    ndryshimeve ekonomike dhe të sturuktures
    kulturale të shoqërisë. Veprimit në nivelin e
    individëve, grupeve si dhe ne nivelin e shtetit,
    shndërrimin e shoqerisë së tanishme ne drejtim te
    shoqërisë me nje nivel më të lartë të lirive
    ekonomike, politike dhe të institucioneve
    civilizuese.

3
  • Procesi i Tranzicionit nuk paraqet zgjedhje te
    ndonje qellimi te vetëdijshëm, të shtresave të
    caktuara sociale të shoqërisë,
  • por ky proces paraqet një produkt të
    domosdoshëm, të cilin para së gjithash na e
    imponon kriza shoqerore.
  • Ky proces paraqitet si nje reaksion spontan i
    masave të gjera të popullatës për problemet
    ekzistenciale dhe të koncentrimit te forcës së
    elitës dominuese të shoqërisë.

4
  • Përvoja e vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore
    në mënyr të qartë tregon,që procesi i
    transaksionit mund të realizohet ne dy menyra
  • Se pari - nëpërmjet të përvojes së rregullave dhe
    të krijimit të një ambienti te volitshëm për
    ngjitjen e proceseve spontane te kësaj kthese të
    madhe historike.
  • Se dyti - nëpërmjet të definimit të qëllimeve në
    bazë të të cilave organizohet nje kalim i
    vetëdijshëm nga ekonomia komanduese ne ekonominë
    e tregut.

5
  • Në rastin e parë,si bazë e transaksionit
    konsiderohet Tregu, ndersa ne rastin e dytë si
    baze e transaksionit konsiderohet Rregullativa
    shtetërore.
  • Tregu si bazë e transaksionit në vete ngërthen
    ato vlera dhe qëndrime ekonomike, te cilat u
    përgjigjen ekonomisë se tregut, siç janë liria,
    veçmas liria individuale, individualizmi ekonomik
    d.m.th etika individuale, veprimet
    ekonomike,sipas te ciles çdo individ në mënyrë
    institucionale, i cili nëpërmjet të kordinimit
    spontan shpien në drejtim të sendertimit të
    shoqërisë së lirë. Ideja e sendertimit të parimit
    te vetëdijshem, te parimit të kordinimit ekonomik
    paraqet bazen per sendërtimin e proteksionizmit
    shteteror dhe të shtetit të mirëqenies. Në
    kushtet e zhvillimit bashkohor të shoqërise dhe
    të eknomisë, ideja mbi kordinimin e vetëdijshem
    akoma është e fortë dhe vjen në shprehje edhe në
    periudhen e tranzicionit. Kjo ide, ka për qellim
    që në mënyrë exante të dfinohet qëllimi. Kjo
    dukuri në literaturen profesionale dhe shkencore
    trajtohet si transformim sociologjik i
    socializmit

6
  • Esenca e procesit të transicionit qëndron në
    kalimin nga eknomia komanuese në ekonominë e
    tregut. Kalimi në tregun integral si Komponentë
    themelore e ekonomisë së tregut nuk mundë të
    trajtohet si qeshtje e ndonjë zgjidhjeje të
    caktuar, por me parë trajtohet si qeshtje e
    mbijetesës. Truri i ekonomisë së tregut eshte
    tregu financiar.
  • Tregu i punës veqmas, tregu i kapitalit në vendet
    postsocialiste, kërkon zbatimin e procesit të
    privatizimit dhe transformimin radikal të
    anatomisë dhe te fiziologjisë të modelit
    ekonomikë të socializmit, nepermjet të
    destruksionit rrënjësor të ketij modeli.
  • Etika individualiste si parakusht i eknomisë së
    tregut në kuptimin psikologjikë i pergjigjet atij
    fenomeni i cili ne literaturë është i njohur me
    emrin focus i mbrendshem i kontrollit .

7
  • Së treti - si një ndër vlerat e ekonomisë së
    tregut konsiderohet raport i individëve dhe
    shoqërisë ndaj pronës private, proceset e
    provatizimit dhe vendosjes së të drejtave mbi
    pronën private, kontraktimi i lire nëpërmjet të
    të cilit garantohet prona private.
  • Së katërti - dallimet në procesin e shpërndarjes
    konsiderohen si vlerë e ekonomisë së tregut.
    Sendërtimi sistematik i parimeve te ekonomisë së
    tregut që nga fillimi i viteve 90-ta të këtij
    shekulli është përcjellur me zvogëlimin
    sistematik të tendencave egavitare në vetëdijen e
    njerezve dhe me parimin gjithnje e më të madh të
    dalimeve në fushen e shperndarjes midis anëtarëve
    të shoqërisë.
  • Së pesti - pranimi i rrezikut d.m.th të një
    pasigurie për sa i përket ardhmerisë ekonomike
    gjithashtu trajtohet si vlerë e ekonomisë së
    tregut.

8
  • Së gjashti konkurrenca e tregut gjithashtu
    konsiderohet si një ndër vlerat, respekstivisht
    komponentet qenësore të ekonomisë së tregut.
  • Nga kjo rrjedh se koordinimi spontan i tregut
    konsiderohet si parim ekonomik. Ky parim para së
    gjithash mbështetet në individin e lirë dhe
    interesat e tij. Si bazë e lirisë individuale
    dhe i parimit të koordinimit spontan,
    konsiderohet prona private mbi mjetet e
    prodhimit.
  • Me fjalë të tjera prona private sendërton dhe
    jetëson mekanizmat e këmbimit te lire, d.m.th
    senërton ambientin integral, mundë të ilistrohet
    në bazë të rrjedhës makroekonomike të mjeteve
    monetare nëpërmjet të kater sektorëve, siq janë?
  • Popullsia,
  • Ndërmarrjet,
  • Ndërmjetsuesit financiar dhe
  • Shteti.

9
Fig. 1. Rrjedhat e mjeteve monetare ne
modelin e rrjetit integral
10
Procesi i transicionit në kuadrin e vet ngërthen
tri faza, te cialt në mënyrë të përpiktë mund të
ilustrohen në bazë të fig. 2.
11
  • Faza e parë paraqet fazën e zbatimit të
    formulës ekonomike, e cila në tërësi respekton
    aksiomat e konceptit të modelit të tregut
    integral dhe përparësitë e konkurrencës të një
    vendi të caktuar.
  • Lidhur me definimin e formules ekonomike në
    teorin dhe praktiken ekonomike ekzistojn disa
    koncepcione.
  • Koncepcionet Monetariste, Neoklasike dhe
    Neoliberale, tërësisht e apsolutizojnë rolin e
    tregut dhe mendojnë që roli I shtetit duhet të
    reduktohet vetëm me eliminimin e qrregullt
    financiar nëpërmjet të kontrollit të rrept të
    kerkesës agregate.

12
  • Ky veprim kërkon zbatimin e një politike
    restriktive monetare, e cila ka për qëllim
    eliminimin e rrezikut që rrjedh nga shuma e
    pakontrolluar e parasë në qarkullim.
  • Mirëpo në teorinë ekonomike është I njohur
    fakti se oferta agregate (AQ) shpien deri te
    formimi I nje pozite te re ekuilibruese (E1), e
    cila ka si pasojë të veten rënien e dukshme të
    prodhimit dhe zvogëlimin e padukshem të
    inflacionit.

13
Kjo tendencë mund të paraqitet nëpërmes të
grafikonit te dhënë në fig.3.
14
Përvoja e vendeve me ekonomi të zhvilluar të
tregut tregon se aplikimi i theksuar i politikes
restiktive monetare patjeter shpie deri te renia
e prodhimit, ndresa në të njejten kohë nuk shpie
deri te frenimi i inflacionit.Kjo tendenc mund
të paraqitet nëpërmjet të këtij grafikoni
(fig.4.)
15
  • Nga ky grafikon rrjedh se lëvizja e lakores së
    prodhimit potencial (PP) në të majtë shpien deri
    te vendosja e një pike të re ekuilibruese (E1),
    e cila i përgjigjet nivelit të rritur të qmimeve
    P1 , zvogëlimit të kërkeses agregate (KA), e
    cila nga ana e vet shpie deri te rënia e vëllimit
    të prodhimit.
  • Sipas mendimit të një numri të madhë të
    ekonomistëve, aplikimi I koncepteve monetariste,
    neoklasike dhe neoliberale edhe pse shpien deri
    te demontimi I mënyres socialiste të prodhimit,
    prap se prap ne afat të shkurter dhe ne afat te
    mesem negativisht ndikojnë në treguesit themelor
    të zhvillimit ekonomik, siq janë Dinamika e
    prodhimit, Inflacioni, Standarti jetësor.

16
  • Sipas koncepcionit të neoklasikëve, deficiti i
    kërkesës agregate paraqitet si problem kyç dhe
    shkak kryesor i të ashtuquajturës rënie e
    transformacionit në ekonminë e vendeve
    postsocialiste.
  • Pra këto vende angazhohen për stimulimin e
    kërkeses agregate.
  • Stimulimi i kerkeses duhet të realizohet
    nëpërmjet masave të politikës fiskale,por
    ndonjëher edhe nëpërmjet të politikës monetare.

17
  • Faza e dytë paraqet fazën e elsploatimit të
    formulës ekonomike. Kjo fazë ka të bëjë me
    procesin e qeverisjes gjatë ndryshimeve
    institucionale dhe sendërtimit të rregullativës
    të infrastrukturës.
  • Gjatë zbatimit të kësaj faze, si kërkes
    immediate paraqitet sendërtimi i institucioneve
    efikase të prones, tregut dhe të prestrukturimit
    te ndërrmarrjeve,të cilat mundësojnë alokacionin
    racional të resurseve dhe të një afarizmi efikas.
  • Në këtë fazë në mënyrë të theksuar vie në
    shprehje koncepcioni Neoinstitucional i procesit
    të transicionit sepse nëpërmjet të sendertimit të
    institucioneve pronësore dhe të institucioneve të
    tregut arrihet një alokacion racional i resurseve
    ekonomike dhe një afarizëm efikas në vendet
    postsocialiste.

18
  • Teoria e drejtës mbi pronën (si pjes përbërse e
    koncepcionit Neoinstitucional ) konsiderohet si
    bazë solide për sendërtimin e modeleve konkrete
    të privatizimit.
  • Teoria e drejtes mbi pronën në mënyrë
    maksimale I respekton të gjitha specifikat e
    mjediseve të ndryshme institucionale.
  • Koncepcioni i Neoinstitucionalizmit përpos dy
    grupeve të kufizimeve
  • - Të modelit Neoklasik të zhvillimit
  • - Kufizimeve fizike ( Resurset dhe Dituria )
  • në kuadrin e vet përfshin edhe grupin e tretë
    të kufizimeve të cilin e provokon struktura
    institucionale e shoqërisë.

19
  • Dominimi I formave të rikombinuara të pronës
  • Shitja formale e të drejtes mbi pronen,
  • Format e ndryshme sociopatologjike të
    privatizimit,
  • Privatizimi i pavend,
  • Privatizimi i cili nuk mbështetet në parimet e
    tregut,
  • Privatizimi spekulativ joligjor.

20
  • Faza e katërt kjo fazë ka të bëjë me
    sinkronizimin e politikës ekonomike dhe të
    sistemit të ligjeve në periudhën e tranzicionit.
  • Sendërtimi i tregut integral është I mundur
    edhe në ato raste kur ekzistojnë dy sektorë
    ekonomik, të cilët realizojnë aktivitetin e tyre
    ekonomik në rrethana të ndryshme fiskale dhe
    monetare.
  • Sektorin e parë e përbëjnë Ndërrmarrjet të
    cilat nuk jane të transformuara, siç janë
  • Ndërrmarrjet nga fusha e monopoleve natyrore,
    Shërbimeve komunale dhe
    Ndërrmarrjet kontraverse.

21
  • Sektorin e dytë e përbëjn
    Ndërrmarrjet e Transformuara
  • Nga këto fakte të cekura të procesit të
    transicionit rrjedh se në vendet postsocialiste
    në të njëjtën kohë duhet të zbatohen dy reforma
  • Reforma kushtetuese dhe
  • Reforma ekonomike
  • Secila nga keto reforma përbëhet nga tri
    nivele
  • Nga percaktimi i kornizës institucionale,
  • Procesi politik respektivisht procesi ekonomik
    dhe
  • Nga arritja ose mos arritja e rezultateve të
    parashtruara

22
  1. Reforma Kushtetuese -- ka të bëjë me sendërtimin
    e bazës institucionale të të drejtave qytetare
    dhe të qeverisë parlamentare.
  2. Reforma Ekonomike ka te bëjë me sendërtimin e
    niveleve të ndryshme të garantimit të drejtave të
    pronës, privatizimit, formimit të çmimeve,
    realizimit të fitimit të deshiruar dhe të rritjes
    së mirëqenies.

23
  • Ekonomika e perudhës së transicionit

24
  • Ekonomika e perudhës së transicionit
  • Kjo periudhë nënkupton kalimin nga epoka e
    qytetërimit në shoqërinë e ardhshme , e cila
    trajtohet si shoqëri post-industriale ose shoqëri
    informative.
  • Karakteristikat themelore të periudhës së
    transicionit mund të përmblidhen ne këto pika
    kryesore
  • Së pari kjo periudhë realizohet në ekzistimin
    e dy mënyrave të prodhimit
  • Mënyrës kapitaliste të prodhimit dhe
  • Mënyrës etatiste të prodhimit.

25
  • Së dyti realizohet në kushtet e një niveli të
    lartë të zhvillimit të forcave prodhuese
    revulucioni i tretë teknologjik dhe në hyrjen
    embrionale të revulucionit të katërt teknologjik.
  • Së treti në vend të donominit të monizmit në
    fushën e motivimit afarist, pronës, klasës ejt.
  • Duke u nisur nga këto karakteristika të periudhës
    së transicionit mund të përcaktohen edhe
    karakteristikat themelore të ekonomikës së
    transicionit të cilat mund të përmbledhen në keto
    pika

26
  • Së pari mosekzistimi i ekonomikës së
    transicionit në kuptimin e plotë të fjalës.
  • Së dyti karakteri alternativ i zhvillimit të
    ekonomikës së transicionit. Kjo karakterisrtikë
    rrjedh nga vetë natyra e ekonomikës kalimtare, në
    të cilën janë të ndërlidhur elemenntet e gjendjes
    së vjeter me elementet e gjendjes së re me
    llojllojshmerinë e faktorëve të cilët veprojnë në
    procesin e zhvillimit në këtë periudhë.

27
  • Së treti paraqitja e dukurive dhe funksionimi i
    formave të ndryshme kalimtare eknomike.
  • Në kuadër të kësaj karakteristike gjithashtu janë
    të gërshetuara elementet e gjendjes së vjeter dhe
    gjendjes së re.
  • Për këtë arsye ligjet ekonomike në periudhen e
    transicionit formulohen nën ndikimin e dy
    faktorëve
  • Në ndikimin e kalueshmërisë d.m.th inertitetit të
    procesit të riprodhimit të bazuar në kushtet e
    meparshme dhe
  • Në ndikimin e domosdoshmërisë së zhvillimit të
    formave dhe marrëdhënieve të reja.

28
  • Së katërti jostabiliteti I ekonomikës së
    transicionit. Ky fenomen i ka karakteristikat e
    veta specifike si në sistemet normale ashtu edhe
    në periudhen e transicionit. Në ekonominë e
    transicionit ruajtja e jostabilitetit ka për
    qëllim kalimin gradual nga sistemi egzistues
    ekonomik ne sistemin e ri ekonomik.
  • Së pesti ekonomika e transicionit
    karakterizohet nga një numer i madh i
    kunderthënieve, të cilat shprehen jo vetëm
    nëpërmjet mosfunksionimit normal të sistemit, por
    edhe si kundërthënie të zhvillimit.

29
  • Së gjashti ekzistimi i specifikave të pronës,
    në këtë periudhë, gjithashtu konsiderohet si
    karakteristikë e ekonomikës së transicionit. Këto
    specifika mund të permbledhen në këto pika
  • Marrëdhëniet në prodhimin dhe të drejtat kanë
    karakter kalimtar
  • Në periudhën e transicionit të drejtat mbi pronën
    ose janë të specifikuara mirë ose nuk janë të
    specifikuara gjegjësisht të qarta
  • Në periudhën e transicionit gjeneza e
    marrëdhënieve të reja dhe e të drejtave mbi
    pronën në ekonomi zbatohen në kushte të ruajtjes
    së inertitetit në sferen ekonomike,
    institucionale dhe juridike.

30
  • Domosdoshmëria objektive e disa ndryshimeve të
    caktuara cilësore në përmbajtjen e strukturës,
    formave dhe të së drejtës mbi pronën përkufizojnë
    domosdoshmërinë jo vetëm të përmirësimit të
    cilësisë së formës, por edhe të zgjedhjes së
    marrëdhënieve pronësore tjetersimit byrokratik
    të punëtorëve nga mjetet e prodhimit dhe
    produkteve të punës
  • Si karakterisitkë specifike e pronës në
    ekonomikën e transicionit konsiderohet ekzistimi
    i ndryshimeve cilësore dhe principiele në kuadrin
    e marrëdhëdhënieve pronësore dhe në mosdefinimin
    e të drejtave të saja kushtëzon rolin më të
    theksuar të faktorëve institucional në dinamikën
    dhe përmbajtjen e pronën në këtë periudhë se sa
    në ekonomitë stabile.

31
  • Së shtati kjo karakteristikë ka të bëjë me
    karakterin klasor të shtresave sociale të
    shoqërisë në këtë periudhë, I cili karakter
    rrjedh nga ndryshimet e bëra në modelin e pronës.
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com