LEKSIONI III - PowerPoint PPT Presentation

1 / 74
About This Presentation
Title:

LEKSIONI III

Description:

LEKSIONI III MONITORIMI I PACIENTIT N ICU (intensive care unit) (njesite e kujdesit intensive) Methemoglobina hekuri n molekul n e hemoglobin s mund t ... – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:698
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 75
Provided by: fuji150
Category:
Tags: iii | leksioni | ganz | swan

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: LEKSIONI III


1
LEKSIONI III
  • MONITORIMI I PACIENTIT NË ICU
  • (intensive care unit)
  • (njesite e kujdesit intensive)

2
Monitorimi hemodinamik
  • 1. Sitemi kardio-vaskular perfuzon organet për
    të mbajtur në jetë dhe për të ruajtur funksionin
    e tyre.
  • Qëllimi i monitorimit hemodinamik kardiovaskuar
    është që të mbahet një perfuzion i përshtatshëm i
    organeve dhe një stabilitet i sistemeve.
  • a. Shenjat dhe simptomat e disfunksionit të
    organeve mund të rezultojnë nga një fluks i
    papërshtashëm i gjakut që arrin në këto organe.

3
Monitorimi hemodinamik
  • b. Fluksi i gjakut që arrin organet përcaktohet
    nga presioni i perfuzionit të organit dhe
    rezistenca e organit ndaj këtij fluksi gjaku.
  • Në shumicën e rasteve presioni i perfuzionit
    është diferenca ndërmjet presionit arterial me
    prësionin venoz të gjakut.
  • Duke qenë se presioni arterial është i
    ndryshueshëm, presioni arterial mesatar është
    zgjedhur si një zëvendësues statik për të
    përcaktuar një mesatare të presionit të
    perfuzionit.

4
Monitorimi i presionit arterial të gjakut
  • Në gjendje normale, shumica e organeve mund të
    mbajnë një fluks relativisht konstant të gjakut,
    brënda disa kufijve të gjerë të presionit të
    perfuzionit të perfuzionit (autorregullimi).
  • Presioni i gjakut monitorohet për tu siguruar që
    ekziston një presion perfuzioni adekuat.
  • Sidoqoftë në disa gjendje patologjike një presion
    i ulët përfuzioni mund të jetë i mjaftueshëm për
    të siguruar një fluks adekuat, në të kundërt një
    presion i lartë përfuzioni mund të mos jetë i
    përshtatshëm n.q.se rezistenca e një organi ndaj
    fluksit është e madhe.

5
Metoda jo invasive
  • Metoda jo invasive e matjes së presionit të
    gjakut.
  • Matja bëhet me anën e një manshete, duke rritur
    presionin brënda manshetës realizohet mbyllja e
    arteries, pastaj maten oshilacionet në presionin
    e manshetës, ose presioni në të cilin kalon
    fluksi i gjakut përmes arteries, ndërsa mansheta
    shfryhet.
  • Disa metoda janë
  • a. Matja automatike mansheta fryhet she
    shfryhet në mënyrë automatike dhe jep vlerat e
    presionit arterial sistolik, diastolik.

6
Metoda jo invasive
  • Dëgjimi i zhurmës korotkoff. Një manshet okluzive
    fryhet mbi vlerat e presionit sistolik të gjakut.
  • Ndërsa mansheta shfryhet ngadalë do të arrihet
    një presion në të cilin gjaku fillon të kalojë në
    mënyrë turbulente në arterien e okluzuar.
  • Presioni në të cilin dëgjohet fluksi turbulent i
    gjakut është presioni sistolik i gjakut. Kjo
    dëgjohet me anë të setoskopit si rrahja e parë.
  • Ndërsa presioni në manshetë ulet nën presionin
    diastolic të gjakut, rrahjet zbehen ose zhduken.
  • Vlera e presionit në të cilin nuk dëgjohen më
    rrahjet është vlera e presionit diastolik.

7
Metoda jo invasive
  • Kufizimet e kësaj metode janë
  • Kërkon një njeri për matjen e presionit arterial.
  • Vazokonstriksioni mund të ulë fluksin duke bërë
    të vështirë dëgjimin e rrahjeve.
  • Mund të ndodhin gabime të observuesit.
  • Shfryrja e shpejtë e manshetës mund të shkaktojë
    një lexim më të ulët, të gabuar.

8
Korotkoff
9
Monitorizimi invaziv
  • Monitorizimi invaziv i presionit të gjakut. Bëhet
    nëpërmjet kataterizimit të një arteriae (më
    shpesh arteria radiale).
  • Kateteri arterial është i lidhur me një tub të
    mbushur me likid që përfundon në një transdukter
    presioni.
  • Transdukteri e kthen presionin në sinjal
    elektrik i cili më pas filtrohet dhe shfaqet në
    ekran.

10
  • Indikacione klinike
  • Nevoja e një kontrolli rigoroz të presionit
    arterial
  • Pavientë hemodinamikisht jo stabël
  • Nevoja për marrje të vazhdueshme të gjakut për
    analiza

11
Kataterizimi arterial
  • Kataterizimi arterial. Qëllimi është të bëhet
  • Një monitorim agresiv i presionit arterial
  • Një rrugë e lehtë për marrjen e gjakut arterial
    duke evituar traumatizimin e shpeshtë të venave.
  • Mundësinë për të bërë vlerësime hemodinamike
  • Rrugët arteriale mund të përdoren për infuzionin
    e likideve dhe medikamenteve jo vazo aktivë në
    situate urgjente.

12
Kataterizimi arterial
  • Futja e katetrit arterial mund të bëhet sipas
    teknikës kirurgjikale (edhe pse në raste të
    veçanta).
  • Me këtë teknikë arteria nuk okluzohet dhe
    kateteri fiksohet larg incizionit duke pakësuar
    rrezikun për infeksion.
  • Mund të përdoret dhe teknika e punkturës
    perkutane sipas Seldinger.

13
(No Transcript)
14
Kataterizimi arterial
  • Arteriet që kateterizohen më shpesh janë
  • Arteria radiale
  • Arteria aksilare
  • Arteria femorale
  • Arteria dorsalis pedis
  • Kateteri arterial lidhet me një sistem manometro
    mikro perfuzor, për të mbajtur kalueshmërinë
    përdoret solucion fiziologjik i heparinizuar.
    Rreziqet më të mëdha të lidhura me këtë teknikë
    janë
  • Infeksioni
  • Obstruksioni i kateterit dhe formimi i trombit
  • Obstruksioni i arteries dhe ischemia distale e
    anësisë.
  • Hemoragjia nga shkëputja aksidentale e
    zgjatuesve.

15
Kataterizimi arterial
  • Të tjerat janë të lidhura me vendin e kanjulimit
    dhe dëmtimin e nervit periferik.
  • Mjekimet që duhen ndjekur në pikën e hyrjes
    duhet të ndjekin të njëjtën metodikë si ajo e
    ilustruar në kateterizimin venoz, gjithashtu
    është e rëndësishme të mos mbulohen me garza dhe
    bandazhe pikat e lidhjes së kateterit me
    zgjatuesit, në mënyrë që të jenë sa më të
    dukshme, sidoqoftë këto mbrohen me garza sterile
    të njomura me solucion antiseptik edhe pse janë
    larg vendit të punkturës kutane.
  • Çarçafët dhe mbulesat nuk duhet të pengojnë
    pamjen e kateterit.
  • Zakonisht një kateter arterial nuk duhet mbjatur
    në vënd më shumë se 5 ditë.
  •  

16
(No Transcript)
17
(No Transcript)
18
Monitorimi i presioni venoz central dhe debiti
kardiak
  • Kateterizimi venoz central qëllimi është që të
    arrihet me majën e kateterit venoz në nivelin e
    venave kava ose në atriumin e djathtë.
    Indikacionet për këtë metodë janë
  • Kur pacienti nuk ka vena periferike të
    përshtatshme për kateterizim.
  • Monitorimi i presioneve venoze central (PVC, TA)
  • Administrimi i medikamenteve që shkaktojnë flebit
    (kaliumi, kimioterapia)
  • Administrimi shumë i shpejtë i likideve ose
    substancave hipertonike
  • Reanimimi kardio pulmonar dhe futja e
    medikamenteve që duhen administruar në rrugë
    central
  • Vendosja e pace- maker ve intrakardiakë
  • Terapia intravenoze për një kohë të gjatë
    (antibiotikë, kimioterapi)
  • Hemodializë
  • Hiperalimentacion, ose ushqyerje parenterale
  • Administrimi i drogave vazoaktive

19
(No Transcript)
20
(No Transcript)
21
Kundër indikacione relative për kateterizimin
venoz central
  • Kundër indikacione relative për kateterizimin
    venoz central janë
  • Mungesë ekperience nga ana e mjekut
  • Koagulopati
  • Terapi fibrinolitike e marrë kohët e fundit
  • Trombocitopeni e rëndë
  • Infeksion ose djegie e rëndë në vendet e
    planifikuara për punktim
  • Pacient që nuk bashkëpunon
  • Pacienti duhet të informohet dhe duhet të marrë
    konsensusin e tij për atë që do të bëhet. Të
    gjitha pajisjet duhet të jenë tëk shtrati dhe
    pacienti duhet të pozicionohet që më parë
    ( pozicion Trendelenburg)

22
Pozicion Trendelenburg
23
Kateterizimi venoz central
  • Në pacientë me risk për desaturim arterial jepet
    oksigjen suplementar.
  • Antiseptikët e lëkurës përfshijnë solucion me
    bazë jodine. Për vendosjen e linjave central
    kërkohet një teknikë sterile.
  • Pas procedurës bëhet radiografi thoraxi për të
    parë lokalizimin e majës së kateterit (idealja
    është 2-4cm mbi junksionin e atriumit të djathtë
    me vena cava superior) dhe për të përjashtuar një
    pneumotoraks.
  • Pasi merret konfirimimi radiologjik, duhet
    fiksuar kateteri në mënyrë të sigurt me lëkurën.

24
(No Transcript)
25
Kateterizimi venoz central
  • Vendi i futjes së kateterit duhet të mbrohet në
    mënyrë të kujdesshme me mjekim steril qëduhet
    ndërruar çdo 5 ditë n.q.se nuk është e nevojshme
    të bëhet më parë.
  • Kur kateteri venoz central përdoret për ushqyerje
    parenterale me kohëzgjatje të madhe, duhet bërë
    një tunelizim nën lëkurë për të zvogëluar
    incidencën e sepsisitdhe për të rritur
    kohëzgjatjen mesatare të kateterit in situ.

26
Kateterizimi venoz
27
Teknikat e futjes së kateterit venoz janë
  • Kirurgjikale bëhet izolimi i një vene dhe futet
    një kateter që mund të arrijë në nivel central.
  • Perkutane me ndihmën e kanjulës age, rrëshkitet
    kateteri në brendësi të ages të inseruar më parë.
  • Disa kateterë kanë age hyrëse të lidhura me to.
    Percutane me teknikën e Seldinger - në agen e
    inseruar që më parë futet një tel guidë dhe kur
    agia hiqet, kateteri vendoset duke shfrytëzuar
    telin guidë.
  • Rrugët venoze sipërfaqësore që përdoren për
    kateterizim venoz central janë
  • Vena cefalika dhe vena bazilika
  • Vena jugulare eksterne

28
Vena cefalika dhe vena bazilika
29
Vena jugulare eksterne
30
(No Transcript)
31
Vena jugulare interne
  • Rrugët venoze të thella që përdoren për
    kateterizim venoz central janë
  • Vena jugulare interne. Pacienti pozicionohet si
    në rastin e mëparshëm, pikat ku mund të
    realizohet hyrja e ages janë dy buza e poshtme e
    muskulit sternokleidomastoid, ku agia duhet të
    futet me një kënd prej 300 në lidhje me planin e
    pacientit, ndërmjet dy kokave të muskulit
    sternokleidomastoid.

32
Muskuli sternokleidomastoid
33
Vena subklavia
  • Vena subklavia. Pacienti vendoset në pozicion
    supin, me krahët shtrirë përgjatë trupit dhe
    kokën të kthyer në anën e kundërt.
  • Pozicioni dekliv me rreth 200 lehtëson
    procedurën.
  • Kanjulimi mund të bëhet me rrugë nën klavikulare
    ose mbi klavikulare.

34
Vena subklavia
35
Vena femorale
  • Vena femorale
  • Pacienti vendoset në pozicion supin me këmbët e
    larguara lehtësisht.
  • Vëndi më i mirë për tu inseruar kateteri është
    aty ku preket pulsacioni I arteries femorale,
    agia inserohet lateralisht me një kënd prej 450.
  • Presioni venoz central (PVC)
  • Në praktikën klinike kërkohet kjo vlerë për të
    marrë një të dhënë që shpreh
  • Volumin e likideve që ndodhen në venat centrale.
  • Kompensimin e ventrikulit të djathtë.

36
Vena femorale
37
  • Megjithatë vlera e PVC kushtëzohet nga faktorë të
    ndryshëm ndërveprues ku përmendim
  • Tonusin venoz
  • Kthimin venoz
  • Kompliancën e ventrikulit të djathtë
  • Presionin intratorakal

38
  • Duke qenë se duhet matur presioni venoz prezent
    në degët e mëdha venoze intratorakale dhe në
    brendësi të atriumit të djathtë të zemrës, është
    e nevojshme të përdoret një kateter venoz central
    që arrin në atriumose në venat kava dhe në venën
    anonime.
  • Konsiderohet në normë një vlerë e PVC ndërmjet 2
    dhe 10cm shtyllë ujë vlerat mesatare janë
    ndërmjet 4 dhe 7 cm shtyllë ujë .

39
  • Sistemi më i përdorur për matje është ai me një
    kolonë uji dhe është i ndërtuar nga një kolonë e
    graduar e lidhur me anë të zgjatuesve me
    kateterin venoz central.
  • Mbi sipërfaqen e graduar të kolonës lexohet PVC
    në cm shtyllë uji.
  • Gjthashtu sot janë të disponueshëm sisteme të
    leximit të PVC që shfrytëzojnë një transduktor
    presioni të lidhur me
  • Kjo mënyrë matje e PVC mund të merret dhe me
    ndihmën e kateterit Swan Ganz me tre rrugë.

40
  • Vala e presionit venoz central që del në monitor
    pasqyron kontraksionin kardiak, kateteri venoz
    central detekton ndryshimet e vogla të presionit
    që shfaqen gjatë ciklit kardiak dhe i transmeton
    ato në një valë karakteristike.
  • Ato janë tre valë pozitive dhe dy valë negative
    dhe këto korrespondojnë me fazat e ndryshme të
    ciklit kardiak dhe EKG.

41
  • Duke qënë se linjat centrale shtrihen brënda
    toraksit, PVC dhe valët e saj influencohen nga
    ndryshimet në presionin intratorakal gjatë
    respiracionit.
  • Këto ndryshime janë të vogla, por mund të vihen
    re në valë. PVC ulet lehtësisht gjatë inspirimit
    spontan, rritet lehtësisht gjatë exs halimit të
    sforcuar dhe gjatë inspirimit në ventilimin
    mekanik me presion pozitiv.
  • Një pacient me PEEP më të madh se 7,5 cm H2O mund
    të ketë një PVC të rritur artificialisht.

42
Presioni kapilar pulmonar wedge (PCWP)
  • Kateteri i Swan Ganz - është një kateter i
    vogël i bashkuar me një balun të fryrë në majë.
    Përmes venës cava superior arrihet në atriumin e
    djathtë, në ventrikulin e djathtë dhe së fundi në
    arterien pulmonare.
  • Bën të mundur një vlerësim efikas të presioneve
    dhe të funksionimit të ventrikulit të majtë duke
    u futur në kapilarët pulmonarë.
  • Ky presion matet duke vendosur një kateter
    (kateteri Swan Ganz) me lumen të shumëfishtë në
    një venë periferikedhe më pas duke e avancuar
    kateterin në atriumin e djathtë, ventrikulin e
    djathtë, arterien pulmonare dhe më pas në një
    degë të arteries pulmonare.

43
(No Transcript)
44
Presioni kapilar pulmonar wedge (PCWP)
  • Direkt pas majës së kateterit ndodhet një balon i
    vogël i cili mund të mbusht me ajër(-1cc).
  • Kateteri ka një dalje që hapet në majë
    (distalisht balonit) dhe një dalje të dytë disa
    centrimetra proksimalisht ballonit.
  • Këto dalje lidhen me transduktorët e presionit.
  • Kur pozicionohet në një degë të arteries
    pulmonare dalja distale mat presionin e arteries
    pulmonare dhe dalja proksimale mat presionin e
    atriumit të djathtë.
  • Më pas baloni fryhet dhe mbyll degën e arteries
    pulmonare.

45
Presioni kapilar pulmonar wedge (PCWP)
  • Kur ndodh kjo presioni në daljen distale bie
    shpejt dhe pas disa sekondash arrin një vlerë të
    ulët të qëndrueshme e cila është shumë e afërt me
    presionin në atriumin e majtë.
  • Më pas baloni shfryhet. I njëjti kateter mund të
    përdoret për të
  • Presioni i regjistruar gjatë fryrjes së balonit
    është i ngjashëm me presionin e atriumit të majtë
    sepse enët e mbyllura përgjatë degëve distale të
    tij, të cilat eventualisht formojnë venat
    pulmonare, veprojnë si një kateter i gjatë që mat
    presionin e gjakut brënda venave pulmonare dhe
    atriumit të majtë.

46
Presioni kapilar pulmonar wedge (PCWP)
  • Matja e PCWP ka rëndësi në diagnostikimin e
    rëndesës së insuficiencës së ventrikulit të majtë
    dhe për të përcaktuar shkallën e stenozës
    mitrale.
  • Të dy këto gjendje e rrisin presionin e atriumit
    të majtë dhe për rrjedhojë dhe PCWP. Kjo shërben
    për matje kur vlerësohet hipertensioni pulmonar.
  • Po ashtu është i rëndësishëm në vlerësimin e
    gjëndjes volumore të gjakut kur administrohen
    likide në gjëndjet e shokut.

47
Monitorimi i debitit kardiak
  • Debiti kardiak është mekanizmi i parë kompesator
    që i përgjigjet ndryshimeve të oksigjenimit.
  • Ai është një parametër klinik që siguron
    oksigjenimin e përshtatshëm të indeve. Ai bën një
    vlerësim global të qarkullimit duke përfshirë
    edhe influencat neuro humorale në të.
  • Debiti kardiak është prodhimi i volumit hedhës
    dhe frekuencës kardiake.
  • Volumi hedhës përcaktohet nga parangarkesa (që
    është volumi i ventrikulit të majtë në fund të
    diastolës), kontraktiliteti i miokardit dhe
    pasngarkesa (rezistencat që has hedhja e
    ventrikulit të majtë).

48
Kateterizimi kardiak
  • Kateterizimi kardiak. Mund të jetë
  • Kateterizim i djathtë ose venoz përmes një vene
    të një kalibri të madh futet në vena kava
    superior, në atriumin e djathtë, në ventrikulin e
    djathtë, në arterien pulmonare.
  • Kateterizimi i majtë ose arterial duke
    përparuar në drejtim të kundërt me fluksin e
    gjakut arrihet në ventrikulin e majtë me ndihmën
    e një arterie me kalibër të madh.

49
Kateterizimi kardiak
  • Kateterizimi trans septal nevojitet një mundësi
    hyrjeje përmes venës që bën të mundur që të
    arrihet deri në atriumin e djathtë përmes venës
    kava inferior.
  • Për këtë përdoret një kateter i vogël i cili
    është bashkë me nje kanjulë, përmes së cilës
    kryhet kalimi i katetrit nga atriumi i djathtë në
    atriumin e majtë përmes septumit interatrial.

50
Kateterizimi kardiak
  • Kateterizimi kardiak bëhet me qëllim
  • Diagnostikues për të vlerësuar presionet në
    enët e gjakut dhe në kavitetet, për të matur
    fluksin e gjakut dhe për të përcaktuar
    parametrat, për të evidentuar ndryshimet
    funksionale dhe morfologjike duke praktikuar
    angiografinë selektive.
  • Terapeutik për futjen e një pacemaker, për të
    praktikuar angioplastikën (dilatacionin e
    arterieve koronare përmes përdorimit të një
    kateteri tullumbac), për të shkrirë trombet
    intrakoronarienë.

51
Monitorimi elektrokardiografik
  • Qëllimi të mbahet në kontroll viziv dhe
    instrumental aktiviteti elektrik i zemrës në
    subjekte që ndodhen në gjendje kritike ose me
    rrisk.
  • Teknika e kryerjes
  • Vendosen mbi torax tre elektrodat vetë ngjitëse
  • Lidhet monitori me elektrodat duke ndjekur
    indikacionet e siglave dhe ngjyrave
  • Bëhet një regjistrim i parë i trasesë, në hyrje
    të pacientit në repart, për të patur një
    parametër referimi
  • Kontrollet që regjistrimi automatik i trasesë në
    rast të alternimeve të frekuencës të jetë i
    vendosur dhe kontrollohet që alarmet e frekuencës
    të jenë vendosur dhe të funksionojnë

52
Elektrokardiograma
  • Qëllimi është të bëhet një regjistrim i
    fenomeneve elektrike të zemrës.
  • EKG është një instrument që bën të mundur
    regjistrimin dhe mund të ketë karakteristika të
    ndryshme.
  • Elementet që diferencojnë pjesën mtë madhe të
    këtyre instrumentave janë numri i penave shkruese
    dhe elektrodave me ventuzë për të eksploruar
    potencialet mbi toraks.

53
Elektrokardiograma
  • Teknika e kryrjes pozicionohen elektrodat në
    artikulacionet (kyçet e duarve dhe të këmbëve)
    pasi janë lyer me pastë për EKG, pozicionohen
    elektrodat me ventuza mbi toraks, ndizet aparati,
    shtypet pulsanti që prodhon mbi letrën
    milimetrike një valë drejtkëndore.
  • Për të bërë një ekzaminim korrekt duhet ndërhyrë
    për eleminimin e shkaqeve të alterimeve.
  • Pozicionimi i pacientit me duart nën gluteus
    është një manovër që ndihmon të arrihet
    relaksimi.

54
  • Monitorimi respirator bëhet për të vendosur kur
    duhen bërë ndërhyrjet terapeutike dhe vlerësimi i
    këtyre ndërhyrjeve. Vendimi për monitorim, ashtu
    si dhe vendimet e tjera klinike, duhet të bazohet
    në indikacionet klinike.
  • Siguria Monitorimi bëhet shpesh për të bërë të
    mundur sigurinë e pacientit p.sh. puls oksimetri
    përdoret për të dalluar hipokseminë dhe presioni
    i rrugëve ajrore monitorohet për të dalluar një
    shkëputje të ventilatorit mekanik.

55
  • Vlerësimi i interventeve monitorimi invaziv dhe
    jo invaziv përdoret shpesh në reanimacion për të
    vlerësuar përgjigjen e pacientit ndaj
    interventeve klinike.
  • Titrimi i fraksionit të oksigjenit të inspiruar
    (FiO2), shpesh bëhet në bazë të pulsoksimetrisë e
    kështu me rradhë.

56
Shkëmbimi i gazeve
  • PH dhe gazet e gjakut është standarti i artë për
    vlerësimin e shkëmbimit të gazeve në pulmone.
  • PaO2 presioni arterial i oksigjenit normalisht
    është 90-100mmHg kur inspirohet ajri i dhomës në
    nivelin e detit
  • Ulja e PaO2 (hipoksemia) shfaqet në sëmundjet
    pulmonare që çojnë në shunt, mospërputhje
    ventilim perfuzion, në hipoventilim dhe në
    defekt të difuzionit. PaO2 ulet kur ulet
    oksigjeni i inspiruar (p.sh. në lartësitë e
    mëdha)

57
Shkëmbimi i gazeve
  • Rritja e PaO2 (hiperoksemia) mund të shfaqet
    kur inspirohet oksigjen suplementar po ashtu dhe
    në hiperventilim.
  • Efekti i FiO2 presioni i oksigjenit në ajrin e
    inspiruar) PaO2 duhet të interpretohet gjithmonë
    në lidhje me nivelet e oksigjenit të inspiruar,
    p.sh. një PaO2 95mmHg kur inspirohet 100
    oksigjen është i ndryshëm nga një PaO2 95mmHg
    kur inspirohet ajri i dhomës (21 oksigjen).

58
Shkëmbimi i gazeve
  • PCO2 Presioni arterial i dioksidit të karbonit
    (PaCO2) reflekton ekuilibrin midis prodhimit të
    dioksidit të karbonit dhe ventilimit alveolar.
    PaCO2 varion direkt në varësi të prodhimit të
    dioksidit të karbonit dhe është në përpjestim të
    zhdrejtë me ventilimin alveolar.
  • PH arterial përcaktohet nga përqëndrimi i
    bikarbonateve (HCO3) dhe PaCO2 sipas ekuacionit
    të Henderson Hasselbach

59
Gazoanaliza e gjakut
  • Gazoanaliza e gjakut qëllimi i kësaj analize
    është të merren të dhëna për ekuilibrin e gazeve
    dhe atë acido-bazik të gjakut.
  • Zakonisht përdoret gjaku arterial, por ndonjëherë
    është e nevojshme të bëhen kërkime edhe në gjakun
    venoz. Gjaku i marrë aspirohet nga një paisje e
    posaçme, të dhënat që çdo aparat jep përshkruhen
    duke ju referuar vlerave normale. P.sh.
  • PO2 94 mmHg në 20 vjeç
  • PO2 85 mmHg në 50 vjeç
  • PO2 76 mmHg në 80 vjeç

60
Gazoanaliza e gjakut
  • Në të sëmurët kronikë vlerat nuk krahasohen me
    parametrat e normës, por me parametrat brënda të
    cilëve ai gjen ekuilibrin e tij, që ndonjëherë
    shmangen shumë nga vlerat mesatare.
  • Arteriet që përdoren për marrjen e gjakut janë
    ato që identifikohen lehtësisht nëpërmjet prekjes
    së pulsit.
  • Arteria radiale është vendi i preferuar, por
    edhe arteria femorale.

61
Teknika e marrjes së gjakut
  • Aspirohen disa ml heparinë në shiringë dhe
    ngrihet pistoni në mënyrë që sipërfaqja e
    brendshme e shiringës të jetë në kontakt me
    heparinën.
  • Zëvendësohet agia me të cilën u shpua tapa e
    flakonit dhe eleminohet sasia e heparinës së
    futur me qëllim që të mos hollohet gjaku.
  • Dizinfektohet zona ku do të bëhet marrja e gjakut
  • Izolohet pulsi arterial ndërmjet gishtit tregues
    dhe gishtit të mesit të dorës së veshur me dorezë.

62
Teknika e marrjes së gjakut
  • Futet agia dhe drejtohet drejt vendit ku ndihet
    pulsacioni, duke ushtruar një aspirim të lehtë.
  • Pasi janë tërhequr 1-3 ml gjak, tërhiqet shiringa
    duke bërë kujdes që të mos futet ajri në brendësi
    të saj.
  • Është e nevojshme që gjaku të mos rrijë në
    kontakt me ajrin nëpërmjet lumenit të ages, për
    këtë qëllim agia ngulet në një tapë gome të butë.

63
Teknika e marrjes së gjakut
  • Me palmën e dorës ose me gishta ushtrohet një
    presion mbi vendin e marrjes së gjakut duke
    përdorur një pambuk me solucion antiseptik.
  • Presioni me majat e gishtave duhet të evitohet
    se është presion pak i shpërndarë dhe okluziv për
    fluksin arterial.
  • Në vazhdim mjekohet duke e lënë të mbuluar për
    disa orë.

64
CO oksimetri
  • CO oksimetri analiza spektrofotometrike e
    gjakut arterial përdoret për të matur nivelet e
    oksihemoglobinës (saturimi me oksigjen i
    hemoglobinës), karboksi hemoglobinës (saturimi me
    monoksid karboni i hemoglobinës) dhe
    methemoglobinës (sasia e hemoglobinës në formën e
    oksiduar ferrike, në raport me formën e rektuar
    ferrous)

65
  • Oksihemoglobina (HbO2) e matur me CO-oksimetër
    është standarti i artë për përcaktimin e
    saturimit me oksigjen. HbO2 normal është 97.
  • Karboksihemoglobina (HbCO). Nivelet e kësaj duhet
    të maten sa herë dyshohet për inhalacion të
    monoksidit të karbonit. Nivelet endogjene të
    karboksihemoglobinës janë 1-2 dhe mund të jenë
    më të rritura në duhan pirësit dhe në njerëzit që
    jetojnë në zona të ndotura. Karboksihemoglobina
    nuk transporton oksigjen dhe HbCO2 reduktohet nga
    nivelet e larta të HbCO.

66
  • Methemoglobina hekuri në molekulën e
    hemoglobinës mund të oksidohet në formë ferrike
    në prezencë të një numri agjentësh oksidues, më
    të njohurit nitratet.
  • Methemoglobina nuk transporton oksigjen.
  • HbCO2 reduktohet nga nivelet e methemoglobinës.

67
Pulsoksimetria
  • Pulsoksimetria monitorim i saturimit arterial.
  • Në mes të viteve 80, teknologjia ka vënë në
    dispozicion mundësinë për të monitoruar në
    vazhdimësi përqëndrimin e oksihemoglobinës së
    saturuar të një subjekti thjesht duke aplikuar
    tek ai një detektor special në një pjesë të
    trupit të perfuzuar normalisht si p.sh.në një
    gisht.
  • Principi në të cilin bazohet metodika konsiston
    në diferencën në absorbim të gjatësive të
    ndryshme të valëve që emeton hemoglobina e
    oksiduar dhe ajo e reduktuar. Një diferencë
    tjetër merret nga aparati, ajo ndërmjet indit që
    pulson dhe atij që nuk pulson.

68
Pulsoksimetria
  • Përmes një sonde të ngjashme me një gishtëz është
    e mundur që të mërret në kohë reale një vlerësim
    numerik i oksigjenimit të pacientit.
  • Vlerat numerike janë në përqindje. Subjekti
    normal, në ajrin e ambientit ka një saturim të
    hemoglobinës mbi 97, i cili i korespondon një
    PO2 prej reth 80-85mmHg (oksigjen i trtur në
    gjak).
  • Ky monitorim përdoret në të gjitha rastet kur
    një hipoksi e mundshme mund të përkeqësohet
    papritur.
  • Kështu fazat kritike të anestezisë si intubimi,
    zgjimi dhe periudha post operatore, në të cilat
    krizat hipoksemike janë të shpeshta dhe të
    rrezikshme, përfitojnë shumë nga ky monitorim.

69
(No Transcript)
70
Pulsoksimetria
  • Ndër disavantazhet e kësaj teknike monitorimi
    mund të përmendim
  • Vështirësi në regjistrimin e të dhënave kur
    pacienti dridhet.
  • Vështirësi në regjistrimin e të dhënave kur
    pacienti është hipotermik.
  • Pra kjo është një metodë e thjeshtë jo invazive
    dhe e besueshme e matjes së sat O2, një e dhënë e
    sigurt e matjes së arritjes në periferi të
    oksigjenit që i japim pacientit.

71
Kapnometria
  • Kapnometria është matja e dioksidit të karbonit
    (CO2) në rrugë ajrore.
  • Kjo është shfaqja e valës së Co2 e quajtur
    kapnogramë. PCO2 i matur në të ekspirimit quhet
    endtidal.
  • End-tidal PCO2 përfaqëson PCO2 alveolar, ai
    përcaktohet nga shkalla në të cilën CO2 arrin në
    alveola dhe nga shkalla në të cilën CO2 pastrohet
    nga alveolat, pra PET CO2 është funksion i
    raportit ventilacion / perfuzion.
  • Monitorimi i end-tidal PCO2 bëhet për te
    konfirmuar intubimin trakeal.

72
(No Transcript)
73
(No Transcript)
74
Literatura
  • Anestezia dhe reanimacioni,
  • Vjollca Shpata,
  • f.104-117
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com