Marketingu ne Internet - PowerPoint PPT Presentation

About This Presentation
Title:

Marketingu ne Internet

Description:

Cfare eshte marketingu ne internet dhe historia e tij. Ndryshimet mes llojeve te marketingut online. – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:278
Slides: 14
Provided by: atisshpk
Tags:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: Marketingu ne Internet


1
Marketingu në Internet
2
Cfarë është Marketingu në Internet
  • Marketingu në internet është procesi i promovimit
    të produkteve, shërbimeve apo kompanisë tuaj në
    internet.
  • Sipas statistikave të Internet World Stats më
    shumë se 2.5 miliardë njerëz nga e gjithë bota
    janë përdorues të internetit.

3
Historia e marketingut në internet
  • 1983 Kompania CompuServer leshoi produktin e
    parë komercial përmes emaileve.
  • 1993 Lindja e browserit të parë të internetit
  • 1995 Hapja e faqes së parë me shitje produktesh
    online amazon.com
  • 2003 Krijimi i platformes së parë reklamuese
    Google Adowrds
  • 2007 Prezantimi i smartphone dhe reklamave në
    mobile
  • 2012 Shfaqja e reklamave në Rrjetet Sociale

4
Marketingu në internet vs Marketingu tradicional
  • Konsumatorët e rinj kanë filluar të blejnë
    produkte dhe të përfitojnë sherbime në mënyrë jo
    tradicionale, përmes dyqaneve online. Ata
    përdorin smartphone, tableta dhe pajisje të tjera
    të lëvizshme, në një mënyrë të shpejtë, të
    thjeshtë e të përshtatshme për blerjet. Bota në
    internet , është burimi i tyre më i madh. Që nga
    momenti që këta njerëz janë mësuar me
    transaksionet e shpejta, virtualisht tani cdo gjë
    për biznesin dhe marketingun tradicional do të
    varet nga teknologjia. Ndërsa nga ana tjetër,
    marketingu tradicional kërkon me tepër investim
    financiar, punë në terren dhe më shumë kohë për
    të parë rezultatet.

5
Marketingu në internet vs Marketingu tradicional
  • Një përparësi e fortë e internetit është që i
    lejon kompanitë për ofrimin e marketingut nga
    kënde të ndryshme. Me përdorimin e motorëve të
    kerkimimt, rrjeteve sociale dhe fushatave "pay
    per click", është më e lehtë për bizneset për të
    synuar më saktë ata që janë të interesuar për
    shërbimet dhe produktet e tyre. Më poshtë kemi
    tre metodat themelore të ndërtimit të marketingut
    online për kompaninë e klientit tuaj.

6
Llojet e Marketingut në Internet
  • Email Marketing
  • Search Engine Optimization
  • Search Engine Marketing
  • Social Media Marketing
  • Display Marketing
  • Content Marketing

7
Email Marketing
  • Marketingu me email është një mesazh marketingu
    komercial drejtuar nje grupi njerëzish duke
    përdorur email. Zakonisht përfshim emaile që kanë
    në përbërje, reklama, të reja mbi biznesin apo
    produktet tuaja. Kjo mënyrë krijon besnikëri dhe
    besueshmëri ndaj kompanisë tuaj.

8
Search Engine Optimization
  • Optimizimi për motorët të kërkimit (Optimizimi i
    faqeve për motorët e kërkimit) është një
    metodologji e strategjive, teknikave dhe
    taktikave që ndiqen për të rritur numrin e
    vizitorëve në një faqe web duke përfituar një
    rang sa më sipër të jetë e mundur në kërkimin e
    faqes nga motorët e kërkimit, duke përfshirë
    Google, Yahoo, Bing dhe të tjera.
  • SEO ndihmon në garantimin nëse një faqe është e
    aksesueshme nga motori i kërkimit dhe përmirëson
    ndryshimet që do i gjenden faqes nga vetë motori
    i kërkimit. 

9
Marketingu në Motorët e Kerkimit
  • Marketingu në motorët e kërkimit (Search Engine
    Markting) shërben për të rritur shikueshmërinë e
    faqes tuaj web në rezultatet e motorëve të
    kërkimit. Motorët e kërkimit shfaqin rezultate të
    sponsorizuara ose organike (të pa sponsorizuara)
    bazuar në termin e kërkuar.
  • Marketingu në motorët e kërkimit përfshin që
    gjithë aksionet e reklamuesit për ta bërë një
    faqe më të dukshme për terma të caktuar.

10
Social Media Marketing
  • Marketingu i rrjeteve sociale i referohet
    procesit të gjenerimit të trafikut në faqet web
    ose i tërheqjes së vëmendjes nëpërmjet faqeve të
    rrjeteve sociale.
  • Programi i këtij lloj marketingu kryesisht synon
    të krijojë një përmbajtje që tërheq vëmendjen dhe
    nxit lexuesit ta shpërndajnë atë në rrjetin e
    tyre social.

11
Display Marketing
  • Display advertising është një lloj reklamimi që
    shfaqet në këto forma tekst, logo, foto,
    animime, video, harta etj., përdoret për
    promovimin e produktit ose kompanisë suaj.
  • Avantazhi kryesor i tij është zgjedhja e
    audiencës sipas objektivav, sipas shtetit,
    gjinise, moshës etj.

12
Content Marketing
  • Content Marketing është një lloj marketingu që
    përfshin krijimin dhe shpërndarjen e publikimeve
    për te fituar klientë. Ky informacion mund të
    jetë në formate të ndryshme si lajme, video,
    letra, e-books, infographics, studime shkencore,
    guida, pyetje dhe përgjigje etj.

13
  • Punuar nga ATIS SHPK
  • Albanian Telecommunication Information Services
    Sh.p.kRruga Siri Kodra, P. A1, H. 61000,
    Tirane, Albaniatel 355 4 4507373email info_at_at
    is-shpk.com
  • Web http//www.atis-shpk.com
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com