INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE - PowerPoint PPT Presentation

1 / 22
About This Presentation
Title:

INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE

Description:

... F, D, I, B,H,Luks. Me 1968 u sh ndrrua n Union doganor, nd rsa nga 1970 fillon heqja graduale e barierave p r levizjen e lir t kapitali dhe pun s. – PowerPoint PPT presentation

Number of Views:93
Avg rating:3.0/5.0
Slides: 23
Provided by: besi89
Category:

less

Transcript and Presenter's Notes

Title: INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE


1
INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE
  • Prof. dr. Besim BEQAJ

2
Objektivat e të mësuarit
  • Rishikimi i llojeve të integrimeve ekonomike
    ndërmjet vendeve.
  • Analizimi i kostove dhe benefiteve të
    marrëveshjeve integruese.
  • Të kuptohet struktura e Bashkimit Europian dhe
    implikimet e saj për ndërmarrjet brenda dhe
    jashtë Bashkimit Evropian.
  • Shqyrtimi i marrëveshjeve tjera për integrim
    sidomos atyre që janë paraqitur në Amerikë dhe
    Azi.

3
Hyrje
  • Integrimi ekonomik më së miri mund të përshkruhet
    si spektër i marrëveshjeve të ndryshme
    integruese.
  • Niveli i integrimit definon natyrën dhe shkallën
    e lidhjeve ekonomike ndërmjet vendeve.

4
Nivelet e integrimeve ekonomike
  • Blloqet tregtare mund të jenë
  • Zona të tregtisë të lirë
  • Union doganor
  • Treg i përbashkët
  • Union ekonomik
  • Blloku tregtar Marrëveshje ekonomike
    preferenciale në mes nje grupi vendesh.

5
Zona e tregtisë së lirë dhe Unioni Doganor
  • Zona e tregtisë së lirë është formë e integrimit
    ekonomik me më së paku kufizime ndërmjet vendeve
    që janë pjesë e saj.
  • Në zonën e tregtisë së lirë, eliminohen të gjitha
    barrierat që ekzistojnë në mes vendeve anëtare.
  • Shtetet anëtare të Unionit Doganor eliminojnë të
    gjitha barrierat që ekzistojnë në tregtinë e
    mallrave dhe shërbimeve.
  • Unioni Doganor zbaton plotikë të përbashkët
    tregtare ndaj vendeve jo anëtare.

6
Tregu i përbashkët
  • Te tregu i përbashkët nuk ka barriera tregtare në
    mes vendeve anëtare dhe politika tregtare e
    jashtme është e përbashkët në raport me vendet e
    treta.
  • Faktorët e prodhimit lëvizin në mes vendeve
    anëtare.
  • Anëtarët e tregut të përbashkët duhet të jenë të
    gatsëm të kenë bashkëpunim të afërt në politikat
    monetare, fiskale dhe atë të punësimit.
  • Përveç lëvizjes të lirë të mallrave, shërbimeve,
    dhe faktorëve të prodhimit, krijimi i unionit
    ekonomik kërkon edhe integrimin e politikave
    ekonomike.
  • Nën këtë union, vendet anëtare do të duhejt të
    harmonizonin politikat monetare, taksat, dhe
    shpenzimet qeveritare si dhe të kenë valutë të
    përbashkët që do të përdorej nga të gjitha vendet
    anëtare.

7
Argumentet që rrethojnë Integrimin Ekonomik
  • Integrimin Ekonomik e rrethojnë një numër
    argumentesh
  • Këto argumente përqëndrohen në
  • Krijimin dhe divertimin apo shmangien e tregtisë
  • Efektet e integrimit në çmimet e importit,
    konkurrencë, ekonomitë e shkallës, dhe faktori i
    produktivitetit
  • Benefitet e regjionalizmit vs nacionalizmi

8
Krijimi i tregtisë dhe divertimi i tregtisë
  • Përderisa krijimi i tregtisë është pozitiv në
    drejtimit të krijimit të tregtisë të lirë, ku
    rrjedhimisht do të kemi çmime më të ulëta për
    konsumatorët që janë pjesë e tregut të
    përbashkët, divertimi i tregtsië ka efekt negativ.

9
Çmimet e zvogëluara të importit
  • Kur një vend i vogël vendos një tarif në import,
    çmimi i mallrave zakonisht rritet dhe si
    rezultat i kësaj do të bie dukshëm kërkesa për
    mallrat e importuara
  • Kur një bllok i vendeve vendos tarif në mallrat e
    importuara, rënia e kërkesës për mallërat e
    importuara do të jetë substanciale.

10
Rritja e konkurrencës dhe ekonomitë e shkallës
  • Integrimi ndikon në rritjen e madhësisë së tregut
    dhe kjo mund të rezultoj me shkallë më të ulët të
    monopolit në prodhimin e mallërave dhe shërbimeve
    të caktuara
  • Industritë e caktuara mund të mos jenë
    ekonomikisht të qëndrueshme në vende më të vogla
    dhe proteksioniste
  • Ekonomitë e shkallës të brendshme
  • Ekonomitë e shkallës të jashtme

11
Produktivitet më i lartë i faktorëve dhe
Regjionalizmi vs Nacionalizmi
  • Pengesa më e madhe drejt integrimit ekonomik
    mbetet ngurrimi i vendeve të japin një pjesë të
    autonomisë (sovranitetit) të tyre.
  • Kur faktorët e prodhimit lëvizin lirshëm,
    mirëqenia në vendet e tregut të përbashkët në
    përgjithësi do të rritet.
  • Nga lëvizshmëria e faktorëve nuk do të përfitoj
    secili vend në tregun e përbashkët

12
KOMUNITETI EVROPIAN
  • 1920-1930 periudha e depresionit të madh, Lufta e
    dytë botërore izolimi, protekcionizmi dhe
    nacionalizmi i egër,
  • Traktati i Romës 1957 formon ligjerisht
    Komunitetin Ekonomik Evropian F, D, I, B,H,Luks.
  • Me 1968 u shëndrrua në Union doganor, ndërsa nga
    1970 fillon heqja graduale e barierave për
    levizjen e lirë të kapitali dhe punës.
  • Organizim i Komunitetit Evropian Parlamenti
    Evropian, Këshillin e Evropës, Komisioni Evropian
    komisionerët si shefa të departamenteve,
    Gjykata e drejtësisë së KE, Këshilli i
    Ministrave secili vend delegon ministrat e vet.

13
Integrimi Europian
  • Bashkimi Europian që nga mesi i viteve 1980
  • 1992 White Paper
  • Bashkimi Europian (UE)
  • Zgjerimi
  • Organ ekzekutiv i BE-së është Komisioni Europian
    (KE), i vendosur në Bruksel
  • Këshilli i Ministrave e ka fjalën fundit në
    vendimet për veprimet e UE
  • Integrimi Politik Ekspansioni i ardhshëm i BE-së
    do të shkaktoj ndryshime në proceset e
    vendimmarrjes.
  • Kushtetuta e përbashkët

14
Unioni Evropian
  • Disa nga objektivat kryesore të UE janë
    eliminimi i restriksioneve intrazonale në
    levizjen e produkteve, kapitalit, sherbimeve dhe
    fuqisë punëtore vendosja e tarifave të
    përbashkëta eksterne, arritja e politikave të
    përbashkëta të agrobiznesit, harmonizimi i
    sistemit të taxave dhe atij legal, krijimi i
    politikave uniforme të antitrusteve, vendosja e
    valutës së përbashkët dhe politikës së përbashkët
    monetare.
  • UE ka disa marrëveshje të tregtisë së lirë me
    vende dhe grupe të vendeve, duke formuar blokun
    tregtar më të madh dhe më të pasur në botë.

15
Sfidat e Tregut të Integruar Europian
  • Mbase sfida më e madhe për Europën do të jetë
    rritja ekonomike e cila të rezultojë në të
    ardhmen.
  • Janë identifikuar disa burime specifike për një
    rritje sa më të shpejtë ekonomike
  • Përfitimet nga eliminimi i shpenzimeve të
    transaksioneve dhe zvogëlimit të riskut valutor
  • Të arriturat e ekonomisë të shkallës
  • Konkurrencë më e fuqishme

16
Sistemi Monetar Evropian (SME)
  • ME RËNIEN E SISTEMIT TË Bretton Woodsit (kurse
    fikse të këmbimit) në vitet 60-ta dhe 70-ta,
    paraqitet nevoja e kurseve stabile në raport me
    integrimet ekonomike. Me 1979 formohet SME.
    Futja e EURO-s si valutë e përbshkët me qëllim të
    lehtësimit të integrimit dhe të eliminimit të
    humbjeve nga këmbimet valutore në tregti. Në
    Janar të vitit 1999, UE ka futur valutën e
    përbashkët EURO dhe banknotën e cila ka filluar
    të aplikohet në janar të vitit 2002.

17
INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE
  • Efektet e qendrueshme të integrimit ekonomik
    përmirësojnë efikasitetin e alokimit të resurseve
    dhe ndikojnë në prodhim dhe konsum. Efektet
    dinamike kanë karakter intern dhe ekstern dhe ato
    rrisin efikasitetin për shkak të rritjës së
    madhësisë së tregut.
  • Kthesa tregtare në integrime shkaktohet atëherë
    kur furnizimi me produkte leviz nga vendet që nuk
    janë anëtare të paktit ekonomik në ato vende të
    cilat janë.
  • Integrimi rajonal është më i lehtë se integrimi
    global, sepse është me i lehtë promovimi i
    bashkëpunimit në madhësi rajonale më të vogla.

18
Integrimi Ekonomik dhe Menaxheri Ndërkombëtar
  • Integrimi ekonomik rajonal krijon mundësi dhe
    sfida për menaxherin ndërkombëtar
  • Integrimi ekonomik mund të ketë ndikim në formën
    e hyrjes të ndërrmarjes në treg.
  • Vendimet lidhur me tregjet e integruara duhet të
    vlerësohen nga katër perspektiva
  • - Efektet e ndryshimit
  • Planifikimi strategjik
  • Riorganizimi
  • Lobimi

19
Kartelet dhe Marrëveshjet për çmimet e mallrave
  • Një karakteristikë e rëndësishme e cila i veçon
    vendet në zhvillim nga vendet e industrializuara
    është natyra e fitimit nga eksporti
  • Kjo veçori është e rëndësishme për disa arsye
  • Karteli është një asociacion i prodhuesve të një
    produkti të caktuar.
  • Marrëveshjet për çmimet e mallrave përfshijnë
    shitësit dhe blerësit të cilët lidhin një
    marrëveshje për të menaxhuar çmimet e mallrave të
    caktuara.

20
ALEANCA TË TJERA EKONOMIKE
  • ASEAN ( Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore)
    Indonezia, malajzia, Filipine, Singapuri,
    Tajlanda, Brunei.
  • OPEC (Organizata e Vendeve exportuese të Naftës)
    Algjeria, Ekuadori, Indonezia, Irani, Iraku,
    Katar, Emiratet e Bashkuara, Venezuela, Gaboni,
    Arabia Saudite.
  • Kartelet dhe marrëveshjet mbi çmimet e mallrave
    përcaktojnë çmimet e mallrave ne vendet në
    zhvillim dhe në ato të zhvilluara. Vendet e
    zhvilluara eksportojnë produkte finale, ndërsa
    ato në zhvillim eksportojnë produkte parësore
    ose gjysmëfinale. Kartelet definojnë çmimin për
    të eliminuar konkurimin në çmime nga vendet e
    ndryshme psh OPEC tenton të definojë çmimin e
    naftës. Etj

21
QASJA E RE NDAJ INTEGRIMEVE EKONOMIKE
  • Kalimi nga gjeopolitika e ngurtë e blloqeve në
    një fleksibilitet të theksuar ekonomik. Dinamika
    e madhe afariste karakterizohet me demokratizim,
    liberalizim i shkëmbimeve, forma të reja të
    integrimeve, dialog i hapur në mes të vendeve.
    Kjo shkon nganjeher në ekstremitëm duke i ngritur
    prapë ndjenjat e vjetra për ndarje të teritoreve
    ekonomike
  • Tranzicioni në vendet e EJL ka një rendësi të
    posaqme në ketë proces. Aspekti i zgjerimit të UE
    ndikon në ekonomitë e vendeve. Globalizimi i
    ekonomisë krijon ndërvarshmëri. Ekonomia e re
    është ekonomia e informacionit (të pasur nuk janë
    më ata që kanë kapitale fizike por ata që kanë
    informacione)

22
Pyetje për diskutim
  • Pse do të duhej që Kosova të aplikojë për
    anëtarësim në Unionin Europian? Ju lutem
    diskutoni përparësitë dhe mangësitë e këtij
    integrimi.
Write a Comment
User Comments (0)
About PowerShow.com